I vdiq babai në ditën që lindi vajzën, Arbenita bën postimin prekës

Lajmi për vdekjen e babait të saj e ka bërë të ditur motra e modeles, Almedina përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, sot vetë Arbenita ka bërë një postim derisa ka shkruar fjalë prekëse për babain e saj.

“Prehu në paqe babai im, shpresoj që zoti të bekojë me një vend në parajsë! Gjithmonë do të jesh në mendjen time! Ju lutem të gjithëve që gjithmonë të iu tregoni të dashurve tuaj se i dashuroni dhe gjithmonë përqafoni ata, ju asnjëherë nuk do të dini se kur ata do të ikin”, ka shkruar modelja.

Ndryshe, disa orë pas lindjes së fëmijës, Arbenita ka marrë lajmin për vdekjen e babait.

Theksojmë se, ai ndërroi jetë nga COVID-19./Lajmi.net/