Moti nesër do të jetë i ftohtë dhe i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa në vendet e larta dhe në vendet malore do të ketë reshje të borës. Temperatura minimale do të jetë -5 gradë Celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 14 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve nga Drejtoria Hidrometeorologjike, natën e së premtes, reshjet do të përhapen nga jugperëndimi, ndërsa në disa vende përfshi këtu edhe disa vende të ulëta do të ketë reshje të borës, transmeton gazeta Lajm. Temperaturat e mëngjesit deri të shtunën në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero, kurse më pas do të vijon ngritje e lehtë e temperaturave.
Sipas parashikimeve të Enteve ndërkombëtare hidrometeorologike, bora do të mbulojë edhe Shkupin natën mes të shtunës dhe të dielës edhe atë në masë të konsiderueshme (100 %), që është e pasakonshme për këtë periudhê.






