Lajmi i keq nga kjo ndeshje ishte lëndimi i Harry Kane, i cili u zëvendësua për të mbajtur këmbën e tij me akull, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, menaxheri i Spurs, Jose Mourinho, njoftoi se ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Arsenalit.
“Do të presim për teste nesër por jam i sigurt që ai do të jetë i gatshëm”, tha Mourinho.
Të dielën do të luhet derbi londinez midis Arsenalit dhe Tottenhamit nga ora 17:30.