Ndodh e papritura, Ronaldo rikthehet në Real Madrid?

Media spanjolle, El Chiringuito, ka raportuar së një ribashkim mes Real Madridit dhe Ronaldos mund të ndodhë në verën e ardhshme. “Në futboll asgjë nuk është e pamundur”, transmeton lajmi.net.

Portugezi ka pasur probleme të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme te Juventusi dhe kësisoj mund të largohet nga Zonja e Vjetër.

Juventus, sikurse shumë klube evropiane, është prekur nga pandemia COVID-19 mbi çështjet e financave.

Largimi i Ronaldos nga klubi do të nënkuptonte një shumë më të madhe në konto të Juventusit, për shkak të pagës së madhe që 36 vjeçari ka.

Eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve, ‘dështimi’ në Serie A janë gjithashtu indikatorë që mund të kenë një rol në largimin e Ronaldos nga Bianconeri.