Gjykata e Apelit në Shkup nuk ka liruar Feta Halimin, shpëtimtarin e Zijadin Selës. Në mbledhjen e fundit Gjykata ka konfirmuar dënimin ndaj tij, duke e ulur simbolikisht nga 7 në 6 vite.
Mirëpo dënimi është ulur edhe për të dënuarit tjerë, duke filluar nga ish ministri i Punëve të Brenndshme, Mitko Çavkov, deri te Aleksandar Vasilevski-Ninxha. Për Igor Durlevskin është konfirmuar lirimi nga akuza.
Ky vendim do të publikohet i plotë në ueb faqen e Gjykatës së Apelit.
Maqedoni Gjykata e Apelit nuk e liron Feta Halimin





