Shqiptari nga Maqedonia gjendet në Itali, ka humbur kujtesën

Na shkruan një admirues mesazh: “Përshëndetje. Kemi gjetur këtë shqiptar të Maqedonisë në Itali. Ka humbur vetëdijen. Quhet Rufat Latifi. Mendojmë që mund të jetë një person i kërkuar nga familja, por nuk mbanë mend asgjë. Nëse ke mundësi publikoje. Besoj se ju ndjekin shumë në Maqedoni, mbase dikush e njeh.”