Ilir Ajdini
Mëngjesi i sotëm më gdhiu me një lajm shumë të dhimbshëm!
Paska ikur nga kjo botë miku im shumë i dashur, Bedriu.
Janë të pafunda kujtimet që më lidhin me të – që nga njohja në vitet e 80-ta, kur nisëm bashkë t’i ndjekim ngjarjet në Maqedoni, ai si korrespondent i Rilindjes, unë si gazetar i Flakës, përmes vizitave të përditshme dhe raportimit prej kampeve të refugjatëve në 99-ën, deri te takimi i fundit para disa muajve në qendër të Prishtinës.
S’kishte ngjarje të rëndësishme në Maqedoni të cilën nuk e përcillnim bashkë. Ishte njeriu me të cilin në vitet 80 dhe më vonë shumë shpesh e pija kafen e parë të mëngjesit në Shkup para se t’i hynim punës gazetareske; ishte njeriu i parë që më priste sa herë që shkoja në Tiranë në vitet 90 kur atje botohej Rilindja; dhe ishte njeriu i parë që më priti në Prishtinë në vitin 2014, kur erdha për të jetuar këtu.
Ngushëllimet më të thella familjes, për të cilën kishte një dashuri dhe përkushtim të rrallë.
Do të na mungojë shumë të gjithëve që e kemi njohur dhe do t’i mungojë mbarë kombit, për të cilin punoi me tërë qenien e tij.
Do të mbetesh i paharruar, miku im idashur!




