Mickoski: Procesi i regjistrimit që në fillim u politizua

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski derisa komentoi qëndrimet e drejtorit dhe zv. drejtori të Entit Shtetëror të Regjistrimit, tha se po ndodh ajo që ai më herët e kë paralajmëruar. Sipas tij kjo garniturë nuk ka kapacitet për të realizuar një proces të këtillë.

“Që në momentin e parë procesi i regjistrimit u politizua. Që në fillim kam thënë se ky është një marrëveshje politike, ja akoma pa filluar ky proces ata e vulgarizuan dhe pastaj habiten se pse njerëzit nuk u besojnë. Për këtë arsye duhet të largohen. Duhet të luftojmë bashkë që në zgjedhjet e ardhshme t’i largojmë, me këta njerëz nuk ka ardhmëri”, tha Mickoski.