Filipçe: Nesër lëshohet faqja për vaksinim, mund të paraqitet çdokush

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se deri tani 4000 punëtorë shëndetësorë janë paraqitur për të marrë vaksinë.

Ai tha se që nesër do të jetë në funksion ueb faqja ku qytetarët mund të paraqiten për tu vaksinuar.
Ministri Filipçe deklaroi se në ditët në vazhdim do të dihet saktë data kur do të arrijnë vaksinat e Sinovax në vendin tonë. /SHENJA/