Eurodeputeti Kyçyk: Negociatat pa histori nuk janë të mundura

Për konceptin “histori e përbashkët” nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk është bërë asnjë hap gjatë tre viteve që nga nënshkrimi i dokumentit, akuzon ish presidenti bullgar, Georgi Përvanov, njëherësh historian dhe themelues i partisë Alternativa për rilindje bullgare. Në një intervistë për “24 orë”, ai thotë se asgjë reale nuk ka ndodhur pas marrëveshjes dhe se është dashur të ketë punë dhe rezultate në dy drejtime.

Goergi Përvanov, ish president i Bullgarisë

“Së pari, definicioni ‘histori e përbashkët’. Për mua, kjo do të thotë shkuarje shkurt dhe qartë se popullata në Maqedoninë e tanishme të Veriut, në Maqedoninë e Vardarit me shekuj deri në dekadat e para të shekullit 19 ka ekzistuar identiteti nacional bullgar. Ndërsa organizata revolucionare në këtë periudhë ka pasur qëllime dhe detyra nacionale bullgare. Për periudhën më pas nuk debatojmë, e njohim të drejtën e dallueshmërisë së vëllezërve tanë nga Shkupi”

Përvanov kujtoi konstatimin e Zaevit dhe Borisovit në vitin 2017 kur thonin “se jemi popujt më të afërt në Ballkan”. Por si rezultat i ngjarjeve në tre vitet e fundit tani jemi popujt më armiqësorë në Ballkan. Këtu tashmë është një katastrofë e paparë për çështjen maqedonase, ka thënë ish presidenti bullgar Përvanov.

Nga ana tjetër, në Bruksel sa vijnë e shtohen zërat që thonë se kontestet bilaterale nuk guxojnë të frenojnë procesin e brendshëm reformues. Muret ekzistojnë në aspektin ideologjik, historik dhe politik. Mund të bëhen përparime në mure dhe të kalohen pengesat dhe për këtë duhet të punojnë të dy palët, ka vlerësuar eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk.

Ilhan Kyuchyuk, euro deputet bullgar

“Negociatat pa histori nuk janë të mundura. Në të njëjtën kohë, rruga e reformave në Maqedoni duhet të vazhdojë, por nuk duhet të pengojnë kontestet e rënda historike. Komisioni i përbashkët historik, qëllimi i të cilit është të zgjidhë shumë çështje relevante, duhet ta vazhdojë punën. Por, politikanët nuk duhet ta shmangin këtë çështje, duke e lënë në duar të historianëve, pa marrë parasysh sa kompetentë janë”

Deputeti bullgar në Parlamentin Evropian vlerëson se pala bullgare bën gabim të madh duke i përzier të dy marrëveshjet, atë me Greqinë dhe me Bullgarinë./SHENJA