Dështoj më zërin live, Blero nuk ndalet vjen me risi

Blero në njërin nga emisionet e Vitit të Ri kishte dështuar me zërin teksa ka kënduar live madje videoja ku ai performoj u bë virale, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, këto nuk paskan ndikuar aspak të këngëtarit pasi ai së shpejti do lansojë projektin e ri muzikor.

Me një postim në historinë e tij në Instagram, ndau me fansat dhe ndjekësit e tij pak nga kënga e re, sipas postimit supozohet se do e publikoi me videoklip.

Ndryshe, kënga e fundit e realizuar nga Blero është, “Merri sytë e mi” publikuar 3 muaj më parë.

Rikujtojmë se gjatë vitit 2020, Blero publikoj një kolazh të disa këngëve të tij.