Nuk vazhdohet orari për kafenetë e restorantet, mbetet deri ora 21!

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mos ndeyshojë orari i punës për kafenetë e restorantet, por të mbetet orari aktual deri ora 21, transmeton gazeta Lajm.
Në të njëjtën mbledhje, Komisioni vendosi të mbetet në fuqiorari i miratuar me rotacione për administratorët si pasojë e pandemisë me koronavirusin, që do të thotë se e gjithë administrata nuk kthehet në punë nga e hëna.

Qeveria pas marrjes së rekomandimit do të duhet të merr vendimin përfundimtar në seancë qeveritare. Ndryshe, më herët Qeveria kishte kërkuar që me fillim nga muaji shkurt, të ndërpritet sistemi me rotacione, respektivisht administrata të punojë me orar normal të punës.