Një aksident i rëndë i ka marrë jetën në moshën 23-vjeçare, futbollistit të Atletiko Bilbaos, Aitor Gandiaga.
Makina me të cilën udhëtonte futbollisti u përplas me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të sulmuesit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, shkruan në Twitter klubi iberik.