Zaevi ia uroi ditëlindjen Ahmetit, Grubi shtroi “sofrën” në “shtëpinë” e re, Mexhiti bojkotoi (VIDEO)

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie me Bashkësitë që drejtohet nga zëvendëskryeministri Artan Grubi sot është vendosur në objektin e ri, që ndodhet pranë Ministrisë së Jashtme në Shkup, shkruan gazeta LAJM. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski, si dhe ministra e deputetë të BDI-së. Gjatë hyrjes në objektin e ri, Zaev u prit nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, të cilit kryeministri ia uroi ditëlindjen. Me rastin e perurimit te ketij objekti konference per media mbajti kryeministri Zoran Zaev, ndersa Grubi shmangi gazetaret. Pas largimit te Zaevit, duket se Grubi ka shtruar “sofrën” në “shtëpinë” e re per zyrtaret e BDI-se. Nga pamjet e filmuar, shihet se si sillen ushqime brenda objektit ku ndodhej udheheqesia e BDI-së. Në përurimin e objektit të ri për ministrinë e Grubit nuk mori pjesë nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, i cili ditë më parë, në Kuvend kritikoi ashpër ministrat e BDI-së dhe i porositi ata që të mos fotografohen por të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve. Por, për këto akuza të Mexhitit nuk ka folur askush nga BDI-ja, ndërsa sot Grubi iu shmang gazetarëve ndersa konferencën për media e mbajti vetëm kryeministrit Zoran Zaev./Gazeta LAJM