Lakers fitojnë me shumë vështirësi, shkëlqejnë yjet LeBron e Davis

Kampioni aktual i NBA-së, Los Angeles Lakers, mposhti San Antonio Spurs me rezultat 109-103.

Kjo ndeshje ishte shumë e vështirë për Lakers, megjithatë në frymën e fundit arritën që ta mposhtin Spurs.

Ylli i kësaj skuadre, LeBron James, zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme duke realizuar 26 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime, pra, një super triple-double, megjithatë vëmendjen e kësaj nate e kishte edhe Anthony Davis me 36 kosha të shënuar.

Los Angeles Lakers me 4 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perendimore, kurse Spurs me 2 fitore e 3 humbje në pozitën e tetë.

Grizzlies do të jetë kundërshtari i ardhsëm i Lakers, me 4 janar nga ora 00:00.