Adelina thur vargje dashurie për bashkëshortin

Adelina i dedikoi fjalët më të bukura partnerit.

Adelina Ismaili vendosi që t’ia urojë në mënyrë të veçantë bashkëshortit të saj Vitin e Ri, shkruan lajmi.net.

Ajo publikoi një fotografi, në të cilën shihet bashkë me djalin, ndërsa shprehet e lumtur që Vali është pjesë e jetës së saj,

“Për të gjitha sukseset që i kisha në jetën time, për të gjitha arritjet dhe lotët e gëzimit, të qenit gruaja e jote dhe nëna e djalit tonë është gjëja më e mirë në këtë jetë. Urime ditëlindjen dashuria ime”, shkruan këngëtarja.

Ndryshe, Adelina gjatë 2020-ës nisi një rrugëtim të ri në karrierë, duke ia mësyrë moderimit.

Ajo ka lënë paksa anash muzikën, teksa kujtojmë se projekti i fundit i saj është “Amaneti” në duet me Skerdi Agon.