G7 mbështet fuqishëm rregullimin e monedhave dixhitale

Grupi G7 është shprehur se e mbështet fort rregullimin e monedhave dixhitale, tha në një deklaratë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, pas bisedimeve me ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve anëtare.

“Ka një mbështetje të fortë në të gjithë G7-n në lidhje me nevojën për të rregulluar monedhat dixhitale”, tha ai, duke theksuar se autoritetet kombëtare tashmë po punojnë për të parandaluar përdorimin e tyre për qëllime keqbërëse, shkruan Dpa.

Çështja është diskutuar gjithnjë e më shumë brenda klubit të demokracive të industrializuara, mes shqetësimeve rreth sulmeve të piratëve të shpërblimve, financimit të krimit, terrorizmit dhe pastrimit të parave.