Kosova nuk e njeh fitoren e Maduros në Venezuelë

Kosova i ka cilësuar të manipuluara zgjedhjet e fundit në Venezuelë.

Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një njoftim në Twitter, ka thënë se nuk e njeh fitoren e Nicolas Maduros në “zgjedhjet e manipuluara”.

“Kosova i bashkohet SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tjerë në kundërshtimin e fuqishëm të regjimit të Maduros, pas manipulimit në zgjedhjet e fundit, që nuk shprehin vullnetin e popullit të Venezuelës”, thuhet në postimin e MPJ-së në Twitter.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian e shumë shtete të tjera të Amerikës Latine kanë thënë se nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Venezuelë.

Në zgjedhjet e fundit, Maduro fitoi 68.9 për qind. Maduro është president i Venezuelës që nga viti 2013, kur vdiq Hugo Chavez.