80 vjetori i Masakrës së Sopotit

Me moton “Ata janë të gjallë” në Kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës, u përkujtua 80 vjetori i masakrës së Sopotit, ku më 3 dhe 4 nëntor të vitit 1944, forcat partizane dhe çetnike ekzekutuan 64 banorë, mes të cilëve fëmijë nga mosha 7 vjeçe, të rinj dhe burra.

Në kuadër të manifestimit përkujtimor, pas homazheve pranë varrezave në kompleksin memorial u hap edhe muzeu përkujtimor “Kulla e martirëve”, përcjell INA.

Në këtë ngjarje të rëndësishme të kësaj treve përpos familjarëve ishin edhe mysafirë nga troje të ndryshme, veteranë të UÇK-së si dhe veprimtarë tjerë.

Para manifestimit ishte organizuar edhe marshi tradicional nga Klubi Bjeshkatar “Kumanova” me moton “Ata janë gjallë”, ku ishin pjesëmarrëse shoqëritë bjeshkatare nga gjitha trojet shqiptare.(INA)