Gjatë ditës së sotme në Medvegjë është mbajtur protesta nën moton “Kthema adresën” për të kundërshtuar për pasivizimin e adresave.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në Facebook u shprehë që Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij.
“Protesta e sotme “Kthema adresën” në Medvegjë ishte një zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi, një sfidë ndaj përpjekjeve për pasivizimin e adresave dhe për fshirjen e identitetit tonë kombëtar nga këto troje. Medvegja sot u bë simboli i zërit të çdo shqiptari që kërkon të drejtat e tij. Me flamurin tonë kombëtar qëndruar krenar, kërkuam mbështetje ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie”, ka shkruar Sinani në Facebook./21Media