46-vjeçari plagoset në qendër të Shkupit

Një burr i moshës 46-vjeçare nga Shkupi gjatë ditës së djeshme është therur me thikë nga një i njohur pas një zënke të mëparshme, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Portën Maqedonia. Pas plagosjes, 46-vjeçari është dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

“Me datë 11.05.2022 në ora 15.18 në SPB Shkup është raportuar se në “Portën Maqedonia” është prishur rendi dhe qetësia publike. Lidhur me denoncimin, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se tek ta është sjellë S.K. (45) nga Shkupi me lëndim të shkaktuara nga therja me mjet të mprehtë. Në një bisedë me efektivët e policisë, ai ka deklaruar se plagosjen me lëndë të mprehtë ia ka shkaktuar personi i njohur për të S.N., pas një zënke verbal. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.