KRRE publikon çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,43 % në raport me vendimin e datës 11.5.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 1.154 den/kg dhe tani do të jetë 52,694 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.

EUROSUPER BS-95 do të shitet për 90,50 denarë për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 92.50 denarë për litër.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 87.00 denarë.

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 5.00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 52.694 (denarë/kilogram).