41-vjeçari plagos veten me pushkën personale

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një 41-vjeçar nga fshati Topolnicë i Komunës së Makedonski Brodit ka plagosur veten me pushkën personale.

“Me datë 06.01.2022 në ora 12.45 në SPB Manastir është raportuar se në fshatin Topolnicë, komuna Makedonski Brod, me armë zjarri është lënduar M.M. (41) nga fshati Topolnicë. Në vendin e ngjarjes ka dalë një ekip nga Stacioni Policor i Makedonski Brodit dhe është konstatuar se rreth orës 12.10 në rajonin e fshatit Topolnicë, M.M. me pushkën e tij “Baikall IZH-18-EM-M”, të cilën e posedonte me leje, ka qëlluar me një plumb dhe ka plagosur këmbën e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.