Qeveria i kërkon kompanive dhe pushteti lokal të sigurojnë ngrohje për qytetarët e Shkupit

Qeveria u bën thirrje kompanive kompetente, autoriteteve të qytetit dhe autoriteteve lokale që urgjentisht të veprojnë sipas kompetencave të tyre dhe të sigurojnë energji për ngrohje në shtëpitë e qytetarëve të Qytetit të Shkupit.

Nga Qeveria thonë se janë në ndihmë të qytetarëve, komunave dhe Qytetit të Shkupit, por, siç siç sqarojnë ata, kur janë në pyetje obligimet financiare ndaj dhënësve të shërbimeve publike, fillimisht thirren organet kompetente lokale. “Gjatë javës së ardhshme do të shqyrtohen mundësi për ndihmë plotësuese, ndërkaq ndërprerja e ngrohjes në dëm të qytetarëve dhe amvisërive në kushte të dimrit nuk mund të arsyetohet dhe është e papranueshme”, thuhet në komunikatën e qeverisë. /SHENJA/