38 -vjeçarja bën ndryshimin drastik, humbi 96 kilogramë

Një grua 38-vjeçare nga Princes Risborough, në Buckinghamshire, ka zbuluar se si ka rënë në 96 kilogramë dhe pas këtij ndryshimi as mamaja e saj nuk e ka njohur.

Në vetëm 18 muaj, Elizabeth Watkins, ka arritur që nga 169 kilogramë të shkojë në 73 kg. E gjithë kjo falë një operacioni në stomak dhe një dietë të rreptë.

Rezultati është kaq dramatik, sa miqtë, familjarët dhe nëna e saj e kanë patur të vështirë që ta njohin. Madje 38-vjeçarja ka gjetur edhe dashurinë e saj të jetës pasi humbi kilogramët e tepërt.

Duke folur për transformimin e saj, Elizabeth, e cila lindi në Stamboll në një familje armene dhe u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte 12 vjeç, tha që ajo ka luftuar me peshën që nga fëmijëria.

“Unë kam qenë e madhe gjatë gjithë jetës sime, përfshirë gjithë fëmijërinë time. Shumë faktorë ndikuan në peshë time. Edhe kur prindërit e mi u divorcuan, unë u kënaqa edhe më shumë me ushqime”, ka thënë ajo.

Teksa Elizabeth rritej edhe pesha e saj bëhej me e madhe. Si pasojë ajo vendosi që të tërhiqej nga bota e jashtme në mënyrë që të shmangte shikimet si “keqardhje” nga të huajt. Ajo takohej vetëm me një grup shoqëror që ndihej rehat me ta dhe nuk kishte frikë nga paragjykimet.

Në maj të vitit 2017, ajo vendosi që të bënte ndryshimin e madh në jetën e saj. Pas operacionit në stomak, 38-vjeçarja ka nisur një dietë strikte dhe pas 18 muajsh ka arritur rezultatin që ajo dëshironte.