36 shkelje të orës policore, 412 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (19.04.2021) e deri më sot Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 36 shkelje të orës policore. Në ndërkohë nga ky dikaster njoftojnë se janë shqiptuar edhe 412 gjoba për personat të cilët nuk kanë respektuar masat anti Kovid, gjegjësisht për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.