149 shkelje në trafik në Shkup, 43 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (19.04.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 149 shkelje të rregullave në trafik, prej tyre: 43 për tejkalim të shpejtësisë, 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për makina të paregjistruara.

Janë regjistruar edhe 7 shkelje për përdorim të celularit gjatë vozitjes, katër për mosvënien e rripit të sigurisë, 9 gjoba për motoçiklistët, 2 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë si dhe 58 gjoba për parkim të parregullt.