Shkruan: Fejzi Hajdari
3 zhvillime të rëndësishme të viteve Tetëdhjeta me karakter e permasa mbarëkombëtare, që asnjë kumanovarë s’duhet t’i harrojë:
1. Rrezistenca e paparë e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve shqiptarë e vitit 1981, ndaj procesit të DIFERENCIMIT IDEO-POLITIK, respektivisht ndaj zbatimit të dhunshëm të dygjuhësisë, në mbajtjen e evidencës në shkolla të mesme. Deri atëherë evidenca mbahej vetëm shqip, si për shembull në Luginën e Preshevës dhe gjithandej në hapesirat shqiptare të ish-Jugosllavisë… Pasoi arrestimit i nxënësve, prindërve dhe profesorëve shqiptarë në Kumanovë e rrethinë.
2. Protestat më masovike ndonjëherë në Maqedoni e më gjerë të vitit 1988, në MBROJTJE TË SHKOLLIMIT SHQIP. Pas suprimimit te kesaj te drejte themelore, mësimi në shkollat e mesme vijoji vetëm në maqedonisht. Shqiptarët më pastaj i braktisën këto paralele…
3. Lufta e 2001-shit.
P.S. Të gjitha këto ndodhi që kishin karakter kombetarë, u ndoqën nga opinioni dhe mediat, kombëtare dhe ndërkombëtare