“27 Prilli”, Apeli vendos për ankesat e të akuzuarve

Ankesat e prokurorisë dhe të të pandehurve për ndërhyrjen e përgjakshme në parlament më 27 prill, nuk u dëgjuan sot në seancën publike të Gjykatës së Apelit. Gjykatësit e Apelit tërë ditën e lexuan verdiktin e shqiptuar nga Gjykata Penale e shkruar në 1000 faqe.

Vetë gjykimi zgjati dy orë, pasi nuk mundnin ta gjejnë ankesën e ish drejtorit të BSP-së Mitko Çavkov, i cili pohon se e ka dorëzuar me kohë. Avokatët e të dënuarve në shkallë të parë kërkuan përjashtimin e gjykatësve Jani Niça, Enver Bexheti dhe Tanja Dukovska pasi më parë kanë vendosur për paraburgimet, garancitë për sigurimin e të dyshuarve dhe për amnistinë e tyre. Këtë kërkesë gjykata e hodhi poshtë.

Ligji është shumë i qartë. Thuhet se nëse gjykatësi në gjykatën e njëjtë ka vendosur dhe ka marrë vendim që mund ta refuzojmë me ankesë, atëherë, s’mund të jetë gjykatës në lëndë- deklaroi Zvonko Davidoviq- avokat.

Të akuzuarit kërkojnë nga Apeli uljen apo shfuqizimin e dënimeve me burg. 16 të akuzuar janë dënuar me gjithsej 211 vite dënim me burg. Çavkov mori dënimin më të lartë prej 18 vitesh, ndërsa dënimin më të ulët prej 7 vitesh e mori Abdulfeta Alimi. Ata akuzohen për ndërhyrje e përgjakshme më 27 Prill dhe akuzohen për aktin terrorist rrezikimit të rendit kushtetues dhe sigurisë. Prokuroria gjithashtu dorëzoi ankesë deri tek Apeli për shkak të aktvendimit me lirim për këngëtarin e operës Igor Durllovski