Stresi thotë se çdo histori e tragjedi në Shqipëri zgjat vetëm tri ditë

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në vitin e kaluar, pati pasoja të mëdha dhe shkaktoi humjen e shumë jetëve.

Në aksionet humanitare që u morën gjatë asaj kohe për t’iu dalë në ndihmë personave në nevojë, vullnetar doli edhe Stresi.

Ai vazhdimisht ka bërë thirrje që të ndihmohen familjet e prekura nga tërmeti, e së fundi ai publikoi një foto me një person që lë të kuptohet se i takon atyre familjeve.

“Çudia me e madhe 3 dit zgjati u harrua dhe termeti e miljardat qe u vodhen. Kshtu mbaron cdo histori e tragjedi ne shqipri”, ka shkruar Stresi.