253 kundërvajtje të komunikacionit në Shkup

MPB gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 235 masa prej të cilave 73 janë për tejkalim shpejtësie, 17 për vozitje pa leje, 56 për motoçiklistët”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar gjashtë dënime për mosregjistrim të automjeteve, 17 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, katër për kalim në të kuqe dhe 51 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.