Më datë 12.10.2020 në orën 23.00 në SPB Shkup, nga gjinekologjia “Nënë Tereza” në Çair është denoncuar se tek ata në orën 21.30 pa vetëdije është sjellë A.R (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit.
“Sipas denoncimit, është bërë tentim për reanimim, por në orën 23.00 është konstatuar vdekja tek A.R. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, trupi është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell SHENJA.