23-vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës, Osmani thotë se ky sulm shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar viktimat e sulmit me minahedhës në Tregun e Mitrovicës 23-vjet më parë.

Osmani shprehet se ky sulm shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb, njofton Klankosova.tv.

”Sulmi me minahedhës në Tregun e Mitrovicës 23-vjet më parë, shpërfaqë barbarinë e regjimit gjenocidal serb, i cili ia mori jetën gjashtë qytetarëve dhe la të plagosur 128 të tjerë.

Në këtë përvjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët dhe riafirmojmë nevojën për drejtësi. Respekti më i madh ndaj atyre që u vranë dhe atyre që jetojnë më traumat nga ky akt është vendosja e drejtësisë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të vrarët në Tregun e Mitrovicës!”