22 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, sërish rritet numri në Tetovë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë këtij intervali janë testuar 145 persona, kurse në Shkup janë shënuar 13 raste, në Tetovë 7 dhe në Prilep 2 raste.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 64 persona.