Pesë raste të reja me Covid-19 në Wuhan të Kinës

Kina regjistroi sot pesë raste të reja të koronavirusit në Wuhan, djepi i pandemisë së COViD-19, pas njoftimit për rastin e parë pas në shumë se në muaj në këtë qytet të pjesës qendrore të vendit.

Metropoli prej rreth 11 milionë banorësh, që u vendos duke filluar nga fundi i janarit për më shumë se dy muaj në karantinë, është goditur rëndë nga virusi, që kontaminoi rreth 83 000 persona dhe shkaktoi 4 633 viktima, sipas shifrave zyrtare.

Kina sinjalizoi sot 17 raste të reja me COVID-19 në territorin e saj, 10 prej të cilave janë infektime me origjinë lokale.

Bëhet fjalë për ditën e dytë të rritjes së numrit të të kontaminuarve në një ditë.

Qyteti i Shulanit, që numëron rreth 670 000 banorë, është vendosur në karantinë pas zbulimit të 11 rasteve gjatë fundjavës, sipas televizionit publik CCTV.