Thaçi: Ali Ahmeti ka urdhëruar vrasjen time në vitin 2001

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në një intervistë për Gazetën Express, ka thënë se oponenti i tij politik, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, në vitin 2001 ka urdhëruar vrasjen e Thaçit.

Ai tha se këtë veprim nuk ka guxuar që ta ndërmerr as kreu i BDI-së, aso kohë udhëheqësi politik u UÇK-së, Ali Ahmeti dhe as shokët e tij.

“Ata harrojnë se kokën e kujt e ka kërkuar Aliu. Kënd e ka shpallur Aliu tradhëtarë në vitin 2001. Kënd kanë deshtë me e vra ata por nuk ua ka mbajte. As Aliut nuk ja ka mbajte e as atyre që e bënë konfliktin në vitin 2001 që me gjujtë pushkë dhe me më vra”, ka thënë ai.

Po thoni që Ali Ahmeti ka dashur të ju likuidojë në vitin 2001?

“Pyete atë. Kur e shpall dikë në mënyrë formale dhe joformale tradhëtarë t’i bën apel që me e ekzekutu atë apo?”, tha kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.