Limaj: Le të më demantojë kryeministri Kurti me punë të mira

“Me ofendime po fitohen vota. Me sharje publike”, tha Limaj.

“Kanë krijuar standard të keq. Opozitari duhet të takohet me zyrtarët në pozitë, duhet të krijohet platforma për bisedë. Ai nuk na kishte dhënë dorën, para se të ndahej VV-ja. Pse nuk e kishte bërë këtë. Është shembull i keq i opozitarizmit”, ka thënë Limaj në T7.

“Kanë pasur si bazë ofendimet, linçimet publike dhe ofendimet”

Tutje ai thotë se nëse kryeministri, Albin Kurti, mund ta demantojë atë në rast se qeverisë mirë, ndonëse për këtë ai është skeptik.

“Le të më demantojë kryeministri Kurti me punë të mirë”.