2019-ta e ‘nxehtë’, artistet shqiptare që morën vëmendjen me pozat provokative në Instagram

Edhe 2019-ën e bënë të ‘nxehtë’ me pozat joshëse disa nga artistet shqiptare.

Këngëtaret, modelet e prezantueset e njohura të ekranit përveç me punën e tyre me të cilën kanë arritur të bëhet të dashura për publikun vëmendjen më të  madhe arrijnë ta mbajnë gjallë edhe me fotografitë në të cilat shfaqen me pak rroba apo edhe pa to fare, shkruan lajmi.net

Fotosesione ‘nudo’ të cilat ditëve të sotme po cilësohen si diçka artistike janë duke u realizuar shumë shpesh, madje disa prej fytyrave të ekranit ka më shumë se një herë që kanë nxjerrë në pah linjat e tyre në kuadër të një seti fotografish të realizuar në mënyrë profesionale.

E pavarësisht se duken shumë seksi dhe pranojnë komente pozitive për guximin, jo të gjithëve u pëlqejnë mënyrat e tilla të të pozuarit, andaj shpesh ato përballen me kritika.

Vitin që lamë pas artistet shqiptare kanë qenë tejet aktive në llogaritë e tyre në Instagram andaj nuk kanë pasur se si të mungojnë pozat në bikini gjatë verës, e ato me fustane super të shkurtra edhe gjatë kohës kur temperaturat nuk ishin edhe aq të larta.

Kemi zgjedhur disa prej emrave të njohur të ekranit si personazhet që kanë pozuar provokative gjatë vitit 2019-të:

Rita Ora

https://www.instagram.com/explore/locations/216662981/st-barths/?utm_source=ig_embed

Këngëtarja Rita Ora fuqishëm u bë njëra ndër femrat më të suksesshme shqiptare në muzikë. Me një sukses po aq të madh e ka përmbyllur edhe vitin që po lëmë pas.

Projektet muzikore, çmimet e ndryshe e paraqitjet e zjarrta skenike kanë bërë bujë mediatike për të këtë vit por  nuk kanë munguar edhe komentet rreth jetës së saj private, lidhjeve – ndarjeve me disa meshkuj.

Përveç Rita Orës, me poza provokative janë shfaqur edhe shumë këngëtare tjera Si Tayna, Enca, Oriola Marashi, Beatrix Ramosaj, Argjentina Ramosaj e të tjera.