Reagon Soni pasi Butrinti tha në emision se është ‘e keqe’

Butrint Imeri tha se nuk do të ishte çift i mirë me Soni Malajn pasi mendon se ajo është, me fjalë të tij, “e keqe”. Vjen reagimi i Sonit.

Në emisioninin festiv të “Shiko kush luan” ishte i ftuar edhe këngëtari Butrint Imeri.

Ai u bë pjesë e disa lojërave dhe tek njëra prej tyre duket se u shpreh pak gabim.

Teksa ishte përballë Ylli Limanit, këngëtarit ju kërkua të zgjidhte emrin e një vajze të njohur të ekranit shqiptar me të cilën mendon se do të ishte çift perfekt.

Butrinti u mendua pak dhe për ta nxjerrë nga situata, Ylli i propozoi emrin e këngëtares Soni Malaj.

Butrintit nuk i ka pëlqyer si ide dhe u shpreh se Soni është “e keqe”.

Duket se përshtypja që Butrinti ka për Soni Malajn nuk është kaluar pa i rënë në vesh këngëtares, e cila ka reaguar me anë të një postimi në Instastory.

“Jo kushdo që ka emrin “Butrint” ka kulturën dhe artin e qytetit antik. “Butrintërit” e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”, shkruan Soni.