20 vjetori i BDI-së, Avdiu: S’ka arsye për festë në kohë krize (Video)

Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faruk Avdiu, thotë se partia të cilës i takon ai, vlerëson se festa e paralajmëruar e BDI-së për 20 vjetorin e partisë është e panevojshme, pasi vendi dhe qytetarët po përballen me krizë të rëndë ekonomike.

“BDI-ja është subjekt i pavarur politik dhe nëse ata kanë vlerësuar në këtë situatë krize kur qytetari i rëndomtë ballafaqohet me rritjen e çmimeve ekstreme, por edhe me vërshime dhe djegien e fabrikës në Tetovës, nësë ata kanë vlerësuar se duhet të festojnë është vendim i tyre. Ne mendojmë se nuk ka diçka për tu festuar në këtë situatë dhe në këto momente sidomos për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ballafaqohen me vështirësi të madhe në luftën për mbijetesë”, tha zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faruk Avdiu, për gazetën LAJM.