20 mijë fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga Rusia, janë transferuar në familjet ruse

Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, gjatë një bisede me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal Clooney, për të diskutuar mbrojtjen e fëmijëve ukrainas.

Përveç mbrojtjes së fëmijëve, Yermak e Clooney folën edhe për mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për krimet e supozuara kundër tyre, teksa bëhet e ditur se rreth 20 fëmijë ukrainas janë zhvendosur për në Rusi.

“Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 20,000 fëmijë janë larguar me forcë nga ushtria ruse nga territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, janë ndarë nga prindërit e tyre dhe janë transferuar me forcë në familjet ruse,” tha Yermak, shkruan CNN.

Tutje, ai tha se prindërit e tyre nuk e kanë idenë se ku janë fëmijët e tyre dhe çfarë u ka ndodhur atyre, teksa shtoi se gjatë këtij takimi ka theksuar “rëndësinë e kthimi të të gjithë fëmijëve të dëbuar ukrainas në atdheun e tyre dhe ndëshkimin e kriminelëve rusë”.