19 fëmijë me virus janë hospitalizuar në Kozle

Ministria e Shëndetësisë informon se për momentin në spitalin në Kozle janë të shtrirë gjithsej 19 pacientë të moshës së mitur, gjegjësisht nga 9 deri në 16 vjet.

Gjithsej në shtet ka 885 të infektuar nga mosha 0-17 vjeç. Një pacient është në mbështetje me oksigjen ndërsa të tjerët janë me pasqyrë të lehtë klinike. Asnjë prej fëmijëve nuk është ivaksinuar.

Sipas të dhënave nga sistemi termini im, deri tani 5800 fëmijë të moshës 12,13,14,15,16 dhe 17 vjeç kanë pranuar një dozë vaksinë për Covid ndërsa janë rivaksinuar 4860 fëmijë.