168 shkelje trafiku në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për punë të brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionet e shtuara me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar 168 shkelje të rregullave në trafik, prej të cilave 28 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, ndërsa janë shqiptuar edhe 13 gjoba për vozitësit e motoçikletave.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 14 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 dënime për këmbësorët, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 48 për parkim të parregullt.