Arrestohet 80 vjeçari nga Tetova, posedonte drogë dhe armë ilegale

Efektivët e policisë të SPB Tetovë, dje (9-shtator) rreth orës 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, e kanë privuar nga liria personin S.B. (80) nga Tetova. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur heroinë, dhe më vonë, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij me urdhër të gjykatës, janë gjetur gjithsej 197 plumba të kalibrave të ndryshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.