16 karroca për personat që kanë nevojë, Shakiri: Kjo është ditë feste për ne!

Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta po përgatiten ta shënojnë në mënyrë të veçantë.

Përmes donacioneve të ndryshme, shoqata “Sos Vita” arriti të blejë dhe të dhurojë 16 karroca për personat që kanë nevojë.

Ertan Shakiri thotë se kjo ditë për personat me nevoja të veçantë është feste dhe se duhet të gëzohet njëjtë si festat tjera.

“Mund ta shihni kontributin tonë me tre persona të shoqatës të cilët janë me aftësi të kufizuar dhe sot ne kemi arritur ta bëjmë këtë dhe i treguam shumë njerëzve se edhe ne jemi njerëz. 03.42 Gjithçka bëhet por ama vetëm me vullnet. Nëse ke vullnet dhe dëshirë e arrin qëllimin. Çdo kujt nesër mund t’i ndodhë kjo fatkeqësi ne sot çka e kemi, askush nuk e di se çka do t’i ndodhe nesër”, tha Ertan Shakiri.

Ndërkohë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska vizitoi shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta “Zllatan Sremec”. Ajo tha se për herë të parë për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë asistent arsimor të financuar nga shteti dhe në këtë mënyrë plotësohen nevojat e ndryshme të nxënësve.

“Si Ministri e arsimit me të vërtetë mundohemi që të krijojmë arsimim që do të arrijë të inkurajojë çdo nxënës, të arrijnë potencialin e tyre maksimal dhe kjo vlen edhe për personat me nevoja të veçanta. Është sjell norma për asistent arsimor, janë siguruar 54 milion denarë mjete financiare nga buxheti shtetëror që në vitin e ardhshëm të kemi asistent arsimor të paguar nga Qeveria”, u shpreh Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Marija Deletiq tha se janë të angazhuar të u japin përkrahje jo vetëm nxënësve me nevoja të veçanta, por edhe familjeve të tyre. Deletiq u ankua edhe për mungesën e financave në këtë shkollë.

“Për momentin më së shpeshti po ballafaqohemi me sfidat që çdo shkollë i ka e që është mungesa e financave. Ne jemi shkollë shtetërore dhe financohemi me mjete nga buxheti i shtetit. Jemi në bisedime me sektorin për investime kapitale për rikonstruimin e shkollës, sepse ndërtesa e shkollës është e vjetër, megjithatë është funksionale aq sa mundet”, theksoi Marija Deletiq – Drejtoresh e Shkollës “Zlatan Sremec”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën janë me nevoja të veçanta. Këta persona, përgjithësisht, kanë më shumë probleme shëndetësore, mundësi më të pakta ekonomike, edukim dhe arritje akademike më të ulëta. Kjo ndodh më së shumti për shkak të barrierave me të cilat ata përballen në jetën e tyre të përditshme./TV21/