Ankesa për sallën e re të sportit në Strugë, banorët: Uzurpohet hapësira për rekreacion

Në vendin e ish fushës publike sportive afër qendrës së Strugës, do të ndërtohet sallë- balon. Vendasit të cilët kanë dalë në protestë thonë se kjo po uzurpon një nga zonat e fundit të lira qytet për sport dhe rekreacion.

Ne nuk kemi asnjë problem me personin privat. Ai fitoi tenderin e punës, ai do të ndërtojë. Ne jemi kundër vendimit të kishës dhe komunës – tha Angjellko Joseski, banor.

Fusha e vjetër është ndërtuar 20 vjet më parë me donacion të huaj, përkatësisht me ndihmën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Këtu, pas konfliktit të vitit 2001, për të pajtuar komunitetet, filloi një projekt për të bërë fushë sporti, ku fëmijët nga grupe të ndryshme etnike mund të luanin së bashku – u shpreh Sime Aleksieski, banor.

Investitori Marjan Çushkoski thotë se hapësira është marrë për përdorim nga Kisha Ortodokse Maqedonase pasi është pronë e saj. Është marrë vendim i plotfuqishëm nga Komuna e Strugës dhe të gjitha procedurat janë respektuar. Do të ndërtohet fushë e mbyllur futbolli. KOM gjithashtu pretendon se gjithçka është e ligjshme. Komuna e Strugës thotë se Këshilli Komunal njëzëri votoi për kërkesën e Këshillit të kishës për ta lejuar këtë projekt./Alsat