12 viktima dhe 349 të infektuar me virus

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.754 testime të realizuara, 349 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 208 pacientë të shëruar, ndërkaq 12 persona e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21