11 raste të reja me COVID-19, në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, nga 638 testime.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, numri i rasteve aktive është 428, si dhe janë shëruar janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.528.

“ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës. Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.629 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 638 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.528. Në total numri i rasteve aktive është 428”, thuhet në njoftim.