12- vjeçarja vdes nga virusi në Kroaci

Kroacia është zgjuar e tronditur pasi viktima më e re nga koronavirusi është një vajzë 12-vjeçare.

Sipas mediave kroate, vajza ka humbur jetës pasi ishte infektuar me koronavirus.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci kanë humbur jetën 12 persona.

Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë, Vera Katalini?-Jankovi?, vajza kishte probleme me zemrën.

“Sapo kemi marrë informacione se fëmija vdiq nga koronavirusi dhe se ishte një sëmundje e rëndë kardiake dhe nuk kemi ende të dhëna të tjera”, ka deklaruar drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak.