​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policia e Kosovës, sot rreth orës 17:10, pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj personin e kërkuar E.K. (21).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale rrezikim i trafikut publik, me dënim burgimi prej shtatë muajve.

Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.